Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis , është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëese e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse e hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.
Ç'ka ndodhur në atë darkë? Ç'ka qenë e vërtetë nga ajo që është treguar më pas prej njërës palë, të zotëve të shtëpisë, dhe prej palës tjetër, të ft...